Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino vizitoi Qendrën Komunitare Multifunksionale në Devoll.
Kjo qendër është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë Devoll dhe komunitetet lokale, në kuadër të një projekti rajonal të financuar nga BE-ja: “Projekti për Riintegrimin e të Rikthyerve Romë dhe Egjiptianë”, njoftoi sot UNDP.
Ky projekt jetik është më shumë se thjesht një qendër, është një mbështetje e madhe për komunitetet në nevojë.
Nga shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara, tek programet pas mësimit për fëmijët nga shtresat në nevojë, nga fuqizimi i grave të kthyera dhe mbështetja për hapjen e bizneseve, deri tek mbështetja e të rinjve për t’u bërë guida turistike, ky projekt rajonal po sjell ndryshime pozitive në jetën e grave dhe burrave vulnerabël./ata