Pas përfundimit të rikonstruksionit për zgjerimin e mjediseve gjimnazi “Myslym Keta do t’i shërbejë 930 nxënësve dhe mësuesve në Kombinat.
Punimet po kryhen falë programit EU4School, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në këtë shkollë.
“Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, arritëm të përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Shkolla “Myslym Keta” në Kombinat do të ofrojë kushte të standardeve bashkëkohore.
Projekti përfshin zgjerimin e kapaciteteve me klasa të reja, një palestër të re dhe një bibliotekë bashkëkohore.
Palestra po rindërtohet me kushtet më të mira. Biblioteka e re dhe klasat shtesë do të bëjnë që gjimnazi “Myslym Keta” të jetë një institucion arsimor me standarde të larta./ata