Biznesmeni irakian, PeÅŸrev Dizeyi, shtëpia e të cilit u shënjestrua në sulmet e mbrëmshme me raketa balistike nga Ushtria e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) në Erbilit dhe që humbi jetën me foshnjën e tij njëvjeçare, njihet si emër që ka ndërmarrë projekte të rëndësishme në fushat e naftës, teknologjisë dhe ndërtimit.

Një nga objektivat e sulmeve me raketa në Erbil në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme ishte edhe shtëpia e PeÅŸrev Dizeyit. Teksa shtëpia e Dizeyit u shkatërrua plotësisht në sulm, në zonë vazhdojnë përpjekjet për heqjen e rrënojave.

Dizeyi tërheq vëmendjen si personi që zbatoi projektin e ndërtimit të quajtur "Empire World" në Erbil, i cili është i rëndësishëm për Liderin e Adminstratës Rajonale kurde të Irakut (KRG), Nechirvan Barzani.

"Falcon Group", në pronësi të biznesmenit irakian, operon në sektorin e sigurisë, si dhe në ndërtim, naftë, gaz natyror, teknologji, bujqësi dhe kozmetikë.

Emri i Dizeyi u përmend edhe në Projektin e Rrugës së Zhvillimit që do të lidhë Irakun me Evropën nëpërmjet Türkiyes. Bëhet e ditur se biznesmeni dëshironte të marrë pjesë në pjesën e Irakut të këtij projekti të madh.

Dizeyi organizoi një festë për ditëlindjen parët të vajzës së tij Jina, e cila do të mbushë 1 vjeç më 25 janar, dhe një nga të ftuarit e tij në kohën e sulmit ishte biznesmeni i krishterë irakian, Kerem Mikail.

Në sulm u vranë 61-vjeçari Dizeyi, i lindur në Erbil, vajza e tij Jina dhe biznesmeni Mikail, ndërsa bashkëshortja e Dizeyit dhe dy fëmijë të tjerë u plagosën.

Sulmet me raketa balistike në Erbil

Në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të KRG-së thuhet se në sulmet e ushtrisë së Gardës Revolucionare iraniane me shumë raketa balistike në shumë vendbanime civile në Erbil mbrëmë janë vrarë katër civilë dhe janë plagosur katër të tjerë.

Në deklaratën e bërë nga IRGC thuhet se janë shënjestruar me raketa balistike objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin sirian, si dhe selia e agjencisë së inteligjencës së jashtme izraelite Mossad në Erbil.

Nga ana tjetër, në deklaratën e KRG-së thuhet se “për fat të keq, sulmet kundër Erbilit janë kryer gjithmonë për arsye të pabaza”.

Në deklaratë theksohet se sulmet ishin një "shkelje e qartë e sovranitetit" të Irakut dhe KRG-së.

Në mars të vitit 2022, Irani shënjestroi shtëpinë e biznesmenit irakian Sheikh Baz Barzenji, pronar i një kompanie nafte në Erbil dhe pretendoi se kishte goditur sërish "bazën e Mossadit"./aa