Në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmin dhe bllokadën e tij, 350 mijë të sëmurë kronikë nuk mund të marrin ilaçet e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, bëri një deklaratë lidhur me çështjen, ku ai deklaroi se "Në Rripin e Gazës 350 mijë të sëmurë kronikë kanë mbetur pa ilaçe".

Duke paralajmëruar për komplikimet shëndetësore të rrezikshme me të cilat përballen këto të sëmurë, Al-Qudra i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare për "sigurimin urgjent të ilaçeve për të sëmurët kronikë".

Gjithashtu Al-Qudra njoftoi se "ka mbaruar gazi i oksidit të azotit që përdoret në sallat e operacionit dhe se ka mungesë serioze të gazrave të tjerë mjekësor".

Institucionet shëndetësore palestineze dhe ndërkombëtare, kanë paralajmëruar shumë herë se sektori shëndetësor në Rripin e Gazës do të rrënohet si pasojë e sulmeve të Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani./aa