Dy avionë u përplasën në një pistë aeroporti në Japoni, që shënon incidentin e dytë të tillë këtë muaj.

Transmetuesi publik raportoi se në aksident u përfshinë avioni i kompanisë Korean Air dhe Cathay Pacific me bazë në Hong Kong, që kishte pasagjerë në bord, ndërsa incidenti ndodhi në aeroportin New Chitose në Hokkaida.

Cathay Pacific tha se avioni i saj ishte "në tokë" me pasagjerë në bord kur ndodhi incidenti.

Në fillim të këtij muaji, të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën kur një avion i Rojës Bregdetare të Japonisë dhe një aeroplan pasagjerësh të Japan Airlines u përplasën në aeroportin e Tokios./aa