Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se SHBA-ja po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në rajonin Azi-Paqësor.
Lavrov u takua me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son-hui, e cila qëndron për vizitë në Moskë.
Në fjalimin e tij, Lavrov theksoi se janë pro zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të problemeve në Gadishullin Korean dhe përgjithësisht në Azinë Verilindore.
"Politika e SHBA-së dhe e vendeve që ndjekin SHBA-në në rajon për të paraqitur kërcënim për sigurinë e Koresë së Veriut, pengon përparimin në drejtim pozitiv. I bëjmë thirrje që të heqin dorë nga çdo lloj hapi që shkakton rritjen e tensionit dhe ne do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë" deklaroi Lavrov.
Pasi foli edhe për situatën në rajonin e Azi Paqësorit, Lavrov theksoi se "SHBA-ja dhe aleatët e saj po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në këtë rajon".
Duke tërhequr vëmendjen se Koreja e Veriut mbështet Rusinë në çështjen e Ukrainës, Lavrov vuri në dukje se me Korenë e Veriut veprojnë në platforma ndërkombëtare në mënyrë të koordinuar.
Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son-hui, tha se marrëdhëniet me Rusinë janë zhvilluar falë interesit të veçantë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se shpresojnë që këtë vit marrëdhëniet do të arrijnë në një nivel të ri./aa