Krijuesit e TikTok së shpejti mund të jenë në gjendje t’ju vendosin tarifa fansave prej 1 dollarë – ose më shumë – për të parë videot e tyre, tha një burim i njohur me këtë çështje për The Information.

 

‘Muri i pagesës’ është një nga shumë veçoritë që TikTok mund të prezantojë në platformën e tij në një përpjekje për të tërhequr përdorues të rinj, sipas raportimit të The Information, transmeton Telegrafi.

 

Përveç ‘murit të pagesës’, TikTok është duke punuar në Creator Fund 2.0 – një version i ri i Fondit të Krijuesit që lançoi në vitin 2020 – që do të paguajë krijuesit me më shumë se 100,000 ndjekës në një përpjekje për t’i mbajtur ata në platformë, thanë burime të brendshëm për The Informacion. Një person tha se fondi i ri mund të lansohet që në mars.Platforma gjithashtu dëshiron të rrisë bazën e saj të përdoruesve duke tërhequr përdorues më të vjetër. Vetëm 21 për qind e të rriturve amerikanë përdorin aktualisht TikTok, sipas një studimi të Pew Research të vitit 2021, krahasuar me 67 për qind të adoleshentëve amerikanë, sipas një sondazhi të Pew Research të vitit 2022. /Telegrafi/