Në shkollën “Bashkim Fino” në kryeqytet po vijojnë trajnimet e ekipeve sportive të volejbollit dhe basketbollit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aktiviteti sportiv në këtë shkollë, ndërsa informoi se “në programin ‘Ekipet sportive në shkolla’ janë angazhuar mbi 10 000 fëmijë dhe të rinj në të gjithë Shqipërinë”.
Kryeministri informoi se këtë vit për herë të parë po pilotohet projekti edhe për grupmoshën 8-10 vjeç, ku janë angazhuar rreth 1 000 nxënës.
Investimi për zgjerimin e këtyre ekipeve, shkon paralel me infrastrukturën e duhur në shkolla, për të krijuar kushtet që nxënësit të mund të stërviten në mjedise sa më të mira./ata