Burime të larta të inteligjencës pakistaneze deklaruan se në tryezë janë të gjitha opsionet në përgjigje të sulmit të mbrëmshëm të Iranit në provincën Baluchistan.

Burimet e inteligjencës pakistaneze, në deklaratën e tyre për Anadolu, thanë se Irani pretendoi se kreu një sulm ndaj "grupit militant të quajtur Jayshul Adl" në qytetin kufitar Panjgur mbrëmë, por burimet pakistaneze deklaruan se Irani sulmoi fëmijë të pafajshëm.

Burimet theksuan se Pakistani nuk reagoi me nxitim ndaj sulmit të Iranit, megjithatë, duke iu referuar përgjigjes së dhënë Indisë në Balakot në shkurt 2019 ata theksuan se Islamabadi "është i mirë në përgjigjje".

Duke deklaruar se po vazhdon takimi shumë i rëndësishëm dhe urgjent për këtë çështje, burimet thanë se në tryezë janë të gjitha opsionet në përgjigje të sulmit të Iranit.

Burimet theksuan se Pakistani është i vetëdijshëm për situatën rajonale dhe vlerësuan se Irani synon të mbetet në agjendë në një kohë kur nuk mund të japë kontribut të rëndësishëm për përfundimin e krizës në Gaza.

Dje në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit është dënuar ashpër dhunimi i paarsyeshëm i hapësirës ajrore të vendit nga Irani dhe thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën 2 fëmijë dhe janë plagosur 3 vajza.

Në deklaratë theksohet se një shkelje e tillë e sovranitetit të Pakistanit është e papranueshme dhe mund të ketë pasoja të rënda./aa