Bashkimi Evropian (BE) ra dakord mbi një paketë shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë euro nga buxheti i saj për Ukrainën.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se "Të gjithë 27 liderët, ranë dakord mbi paketën e mbështetjes prej 50 miliardë eurosh për Ukrainës në kuadër të buxhetit të BE-së".
Ai shtoi se kjo për Ukrainën nënkupton garanci të mbështetjes së "qëndrueshme, afatgjate dhe të parashikueshme". "BE-ja ndërmerr udhëheqje dhe përgjegjësi në çështjen e mbështetjes ndaj Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për përmasat e rrezikut", tha Michel.
Liderët e vendeve të BE-së u mblodhën në samitin e posaçëm për të diskutuar ndryshimet në buxhetin afatgjatë të BE-së me objektiv sigurimin e mbështetjes financiare për Ukrainën.
Komisioni Evropian kërkonte që në buxhetin e saj 2024-2027 të përfshihej fondi prej 50 miliardë euro, në mënyrë që të siguronte mbështetje të pandërprerë në 4 vitet e ardhshme për Ukrainën. Teksa 26 anëtarë ofronin mbështetje, Hungaria e kundërshtonte me arsye të ndryshme.
Në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt në dhjetor 2023, kryeministri hungarez Viktor Orban vendosi veto ndaj vendimit i cili kërkonte unanimitet./aa