Sipas këngëtarit, kantautorit dhe producentit amerikan, Wiliiam James Adam Jr., i njohur edhe si Will.i.am., inteligjenca artificiale (AI) është në proces transformimi të tregut të punës dhe në pak vite do të humbasin shumë vende pune.

Gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Will.i.am paralajmëroi se situata e komuniteteve të pa favorizuara mund të përkeqësohet më tej nëse qasja në teknologjitë e reja nuk përmirësohet.

Himanshu Gupta, shefi ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i ‘Climate AI’, një kompani që përdor inteligjencëN artificiale për të ndihmuar kompanitë dhe vendet të përshtatin zinxhirët e tyre të furnizimit me ushqim dhe ujë ndaj ndryshimeve klimatike, theksoi se inteligjenca artificiale mund të përdoret me efikasitet në sektorin e bujqësisë për t’u marrë me efektet e krizës klimatike.

Një tjetër pjesëmarrës në panel, studenti Axel Oster, foli për efektet e inteligjencës artificiale në sektorin e arsimit. Ai tha se përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë sektor do të ishte i dobishëm, por duhet të rregullohet për të parandaluar keqpërdorimin dhe shpërqendrimin nga procesi mësimor.

Alexandra Reeve Givens, shefja ekzekutive e Qendrës për Demokrati dhe Teknologji (cdt), paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret nga fuqitë autoritare, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes.

Ajo shtoi se krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së thellë të rreme duke përdorur inteligjencën artificiale është gjithashtu shqetësuese./aa