Sulmet izraelite në Gaza janë duke vazhduar për më shumë se tre muaj.

Një foshnjë palestineze që i mbijetoi sulmit në një ndërtesë pranë Kompleksit Mjekësor Shifa në veri të Gazës u shpëtua nga rrënojat.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, 24,620 palestinezë janë vrarë dhe 61.830 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Nën rrënoja ka njerëz të vdekur, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek trupat e tyre për shkak të bombardimeve të pandërprera.

Më shumë se 8.000 raste të hepatitit A janë regjistruar në strehimoret e palestinezëve të zhvendosur në Gaza për shkak të kushteve të këqija higjienike dhe numrit të madh të njerëzve të grumbulluar në një vend./aa