Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot liderët rajonalë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, që zhvillohet në Prishtinë.
I pari që erdhi ishte homologu i saj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pastaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ndërkaq Osmani do të presë edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë merr pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, si dhe shumë delegacione të tjera ndërkombëtare.
Forumi do të fillojë pas pak, ku punimet pritet t’i hapë e para e vendit, Vjosa Osmani.
/KosovaPress/