Influencuesja Mila De Jesus është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare, vetëm 3 muaj pas martesës. Mila De Jesus, një influencuese që u bë virale për sfidën e jashtëzakonshme të humbjes së peshës, ka vdekur në rrethana ende të paqarta. Lajmi është bërë publik nga vajza e saj, Anna Clara, dhe është ndarë në Instagram.
“Jemi shumë të pikëlluar të lajmërojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të bukur”,- shkroi ajo në Instagram. “I vlerësojmë të gjitha lutjet dhe ngushëllimet. Vazhdoni të luteni për ne. Faleminderit.”. Mila ishte e njohur për postimet e saj të sinqerta në lidhje me rrugëtimin e humbjes së peshës. Ajo dokumentoi transformimin e saj, pasi iu nënshtrua një operacioni bariatrik në 2017 dhe një abdominoplastikë (një procedurë barku) vitin e ardhshëm. Ajo tha se humbi 150 kilogramë brenda katër viteve pas operacionit të mëparshëm.
“Sekreti?” – shkroi ajo në Instagram në 2021. “Mos u dorëzo. Këmbëngul. Përqendohu te misioni. Përqendrohu në atë që dëshiron vërtet dhe shijo arritjet. Ahhhh, dhe beso në vete.“
Mila besonte se vendimi i saj për të bërë një operacion bariatrik – i cili zvogëlon madhësinë e stomakut për të promovuar humbjen e peshës – me të vërtetë “ndryshoi jetën time në shumë mënyra“, siç shpjegoi ajo në nëntor.
Modelja që jetonte prej vitesh në Massachusetts u martua me partnerin e saj, George Koëszik, në shtator 2023.