2024-tra është shpallu viti Viti i Pyjeve nga qeveria shqiptare. Qëllimi kryesor është rritja e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtja e tyre, teksa po punohet për hartimit e planeve të mbarështimit për ekonomitë pyjore .
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se po punohet për përditësimin e situatës aktuale të pyjeve dhe pasurive që ato mbajnë. Në të gjihtë vendin.
“Viti i pyjeve vjen jo vetëm me mbjellje dhe aktiviteteve në terren, por edhe me një punë të jashtëzakonshme për përditësimin e situatës aktuale të ekonomive pyjore, një informacion i plotë mbi pasuritë tona pyjore që u shërben institucioneve publike, administratorëve të pyjeve, pra bashkive, dhe subjekteve private”, bëri të ditur ajo.
Gjithçka do të jetë e pasqyruar në 2 botime nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të cilat mund të aksesohen dhe shkarkohen në www.akpyje.gov.al./ata