Malia Obama, vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, po merr pjesë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin me metrazh të shkurtër “The Heart”.
Sipas “The Hollywood Reporter” projekti që mban firmën e saj në skenar dhe regji do të shfaqet në kategorinë e filmave të shkurtër amerikanë. Filmi tregon një djalë të pikëlluar, nëna e të cilit shkruan një dëshirë të çuditshme në testamentin e saj.
“Filmi ka të bëjë me objektet e humbura dhe njerëzit e vetmuar, për faljen dhe trishtimin,” tha 25-vjeçarja Malia në një intervistë.
“Shpresojmë që t’ju pëlqejë filmi dhe që ju bën të ndiheni pak më pak të vetmuar, ose të paktën ju kujton të mos harroni njerëzit që janë,” shtoi ajo.