Emerald Aga Khan, një spilë smeraldi jashtëzakonisht e rrallë 37 karatëshe, me diamante mund të arrijë deri në 8 milionë dollarë në ankandin Christie’s javën e ardhshme në Gjenevë.

Spila ishte një dhuratë që Princi Aga Khan i bëri nuses së tij Nina Dyer në vitin 1960. Ajo kreu vetëvrasje 5 vjet më vonë dhe në vitin 1969, François Curiel, i cili tashmë është kreu i ankandit Christie’s, dëshmoi shitjen e spilës me diamante në ankand.
“Ne i humbëm gjurmët e kësaj karfice deri në mars 2024 kur një koleksionist na e solli dhe ja ku është, në kuti. Në atë kohë, ajo u shit 600,000 franka zvicerane, sot vlerësohet nga 6 milionë dollar deri në 8 milionë dollarë)”.

Drejori i ankandit Christie-s shpjegon në detaje se përse kjo spilë smeraldi konsiderohet kaq e rrallë.

“Ky smerald është jashtëzakonisht i rrallë, së pari, për shkak të madhësisë së tij: 37 karat. Smerald 2, 3, 4, 5, 8, apo edhe 10 karatësh, nuk them se është i zakonshëm, por mund të gjendet. Por një smerald 37 karatësh, është shumë i vështirë për t’u gjetur, veçanërisht kur është i cilësisë së lartë. Dhe ky është thuajse i pastër, është një smerald nga Kolumbia që është një nga minierat më të mira për smerald. Në një shkallë nga 1 deri në 10, është 9.9, për të mos thënë se është 10”

Për herë të dytë në 55 vjet, spila Emerald Aga Khan do të dale sërish në shitje në ankand. Christies po ofron gjithashtu gjerdanin Maharaja, një xhevahir i transformueshëm i cili mund të përdoret si një ose 7 varëse, i vlerësuar 5-6 milionë dollarë dhe një gjerdan diamanti Cartier i cili mund të shitet për 1.5 milionë dollarë./BalkanWeb