Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas Kiev, si pjesë e vizitës së tij të paralajmëruar.
Në një njoftim të lëshuar nga kancelaria e kryeministrit polak në platformën sociale X thuhet se Tusk do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, si dhe me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal.
Vizita e kryeministrit polak vjen më shumë se një muaj pasi ai u zgjodh si kryeministër i ri i vendit me një votim në parlament.
Më herët, kryeministri në largim i Polonisë, Mateusz Morawiecki, humbi një votë besimi në qeverinë e tij në dhomën e ulët të parlamentit ose në Sejm./aa