Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja pasi dhjetëra persona u bllokuan në rrëshqitjen e dheut që goditi provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan herët mëngjesin e sotëm.

Të paktën 47 persona u bllokuan pas rrëshqitjes së dheut që goditi fshatin Liangshui në qytetin Zhaotong, sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.

Presidenti kinez, Xi Jinping, urdhëroi një operacion kërkim-shpëtimi të plotë të njerëzve të zhdukur nga rrëshqitja e dheut.

Më shumë se 200 shpëtimtarë, të mbështetur me makineri dhe makina të zjarrfikësve, po kërkojnë në rrënoja për të zhdukurit

Videot e mediave lokale tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar mes shtëpive dhe ndërtesave të shembura, ndërsa më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga rajoni.​​​​​​​/aa