Rritet në 25.295 Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite është rritur në të paktën 25.295, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 63 mijë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit 190 palestinezë të tjerë u vranë dhe 340 u plagosën në sulmet e Izraelit.
Ndër të tjera, thuhet se shumë persona ndodhen ende nën rrënojat e shkaktuara si pasojë e sulmeve, ndërkohë që ekipet e mbrojtjes civile dhe ato mjekësore të urgjencës kanë vështirësi të mbërrijnë tek këto persona.
Gjithashtu në njoftim theksohet se është rritur në 25.295 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 63 mijë numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka filluar që nga 7 tetori ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë./aa