Mallorca iu gëzua barazimit me Villarreal-in, por mbi të gjitha rikthimi në fushë i titullarit të ekipit, Vedat Muriqit entuziazmoi jo pak klubin dhe tifozët.
Sulmuesi kosovar u rikthye në fushë 67 ditë pasi u dëmtua me Kombëtaren e Kosovës.
Muriqi, ka luajtur vetëm 13 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Ekipi kishte nevojë për të dhe tani ai do të hyjë gradualisht në fushë si titullar i padiskutueshëm.
Siç përcaktohet nga FIFA në Programin e Mbrojtjes së Lojtarëve , sa herë që një futbollist pëson një dëmtim që i kalon 28 ditë pasiviteti me klubin e tij, FIFA merr përsipër t'i paguajë klubit të atij lojtari një shumë prej 20,548 euro për çdo ditë.
Në rastin e sulmuesit të Mallorca , pa llogaritur ditën e dëmtimit (12 nëntor 2023) dhe rikthimin kundër Villarrealit (20 janar 2024), ka 67 ditë pasiviteti, kështu që shuma në total shkon deri në 1.376.716 euro, shkruan Marca.