Guvernatori i Bankës Qendrore të Izraelit, Amir Yaron, ka vlerësuar se kostoja e sulmeve në Rripin e Gazës do të arrijë në 255 miliardë shekelë (67.6 miliardë dollarë).

Sipas njoftimit nga parlamenti izraelit, dje Yaron foli para komisionit parlamentar të financave, ku parashikoi se "shpenzimet e drejtpërdrejta të luftës për vitet 2023-2025, përfshirë reparacionet dhe shpenzimet e tjera civile të lidhura me luftën, do të arrijnë në 255 miliardë shekelë".

Duke theksuar se Izraeli është në luftë, Yaron tha: "Ne jemi në një situatë të mirë financiare. Izraeli ka një përvojë të mirë në rimëkëmbjen nga incidentet e mëparshme të sigurisë".

Derisa të dhënat e Bankës Qendrore të Izraelit tregojnë se rritja ekonomike në vitin 2024 do të jetë 3,4 për qind, në përputhje me pritjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kjo rritje pritet të rishikohet në 0,4 për qind këtë vit pas luftës kundër Gazës./aa