Forcat izraelite arrestuan sërish një fëmijë i cili ndodhej në mesin e palestinezëve të liruar në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve të arritur me Hamasin në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se për herë të parë u arrestua sërish një nga palestinezët që u lirua në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Arrestimi nga forcave izraelite i 17-vjeçarit palestinez Yusuf Abdullah el-Hatib, i cili u lirua në fund të muajit nëntor 2023 në qytetin Eriha të Bregut Perëndimor nën pushtim, është një hap i "rrezikshëm" dhe një shkelje e qartë e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve, thuhet në deklaratën ku i bëhet thirrje për ndërhyrje Egjiptit dhe Katarit të cilët janë ndërmjetësues për marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve./aa