Qeveria miratoi sot, në parim, Konventën Lubjanë-Hagë për bashkëpunimin ndërkombëtar për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të gjenocidit, krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe krime të tjera ndërkombëtare.
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin në parim të kësaj Konvente.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./ata