Pas përfundimit të protestës nga opozita, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të futet brenda në Parlament.

 

Seanca parlamentare vijon që prej orës 10:00, ku disa deputetë të Partisë Demokratike vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren.

 

Ndërkohë, Partia Socialiste vijon seancën parlamentare e pashqetësuar. Kujtojmë se një ditë më parë, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike, ku mes tyre edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.