Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e ‘arrestit shtëpiak’ për Berishën.
Berisha kërkonte ndryshimin e masës, që ishte caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por gjykata vendosi të lërë në fuqi këtë masë, me mbikëqyrje policore.
Po sot, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha po hetohet për të njëjtën çështje, ndërsa akuzohet për korrupsion.