Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.

Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se janë marrë masat e nevojshme që krahas Pediatrisë së QSUNT, edhe në 4 qendra shëndetësore në kryeqytet, të jepet shërbimi për urgjencat pediatrike 24 orë, përfshirë edhe gjatë fundjavës.

“Mjekja Alma Cufaj dhe infermiere Afërdita Çekrezi në Qendrën Shëndetësore nr. 8, bashkë me koleget e tyre kujdesen për shëndetin e fëmijëve gjatë orëve të natës për të lehtësuar shpërndarjen e emergjencave pediatrike në Tiranë”, u shpreh ajo./ata