Një pjesë e madhe e kishës së ndërtuar në vitin 1850 u shemb të enjten në qendër të New Londonit në shtetin amerikan Connecticut.

Edhe pse brenda ishte një grua, ajo mrekullisht shpëtoi e padëmtuar, thanë autoritetet.

Departamenti i Policisë së New Londonit paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit për shkak të ndërtesës së shembur. Zyrtarët ndanë foto të asaj që ka mbetur nga Kisha e Parë Kongregacionale në faqen e tyre në Facebook.

Fotot e publikuara tregojnë se si një pjesë e madhe e çatisë është shembur plotësisht.

Policia nuk ka përcaktuar shkaqet e shembjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./aa