Bergüzar Korel ose siç e njihni ndryshe Feride, në serialin turk Karadayi i cili u transmetua në Vizion Plus, është sot nënë e tre fëmijëve. Ajo është martuar me kolegun e saj dhe diferenca e moshës në fillim të lidhjes së dashurisë u bë temë diskutimi.

Aktori Halit Ergenç është 12 vite më i madh se “Feride”.

Çifti jeton në Londër dhe pas martesës dhe ardhjes së fëmijës së parë, aktorja Bergüzar Korel u shkëput për rreth 7 vite nga ekrani.

Ajo u rikthye sërish dhe tërhoqi mjaft vëmendje me ndryshimin në pamje.

Aktorët u njohën në xhirimet e filmit “Një mijë e një netë” dhe kjo ishte martesa e dytë për Halit Ergençin. Çifti ka zgjedhur ti rrisë fëmijët larg vëmendjes së publikut.