Aktivistët e Lëvizjes BASHKË dolën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” në protestën, siç thonë ata, kundër korrupsionit qeveritar.

“Kushdo që pret nga ne të kafshojmë gjuhën në lidhje me të vërtetën dramatike se qeveria, oligarkia dhe nëntoka kriminale janë bashkuar në aleancë historike kundër interesave të shumicës dërmuese të qytetarëve - punëtorëve, shtresës së mesme, fermerëve, të rinjve, pensionistëve, sipërmarrësve të vegjël etj. - e ka gabim.
Ne nuk i negociojmë parimet tona” thanë protestuesit të cilët ishin pajisur me fletushka e postera.