Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, “Karta e Autonomisë Menaxheriale krijon mundësinë që 5 spitale rajonale të administrohen nga vetë sistemi, duke krijuar hapësira vendimmarrëse për vetë stafet mjekësore, thelluar meritokracinë e rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Vetë-menaxhimi do të hapë një epokë të re në sistemin tonë shëndetësor, me më shumë transparencë e llogaridhënie, mbështetje financiare bazuar në performancë, fillimin e praktikës së dyfishtë për mjekët, duke rritur numrin e shërbimeve si dhe numrin e përfituesëve jashtë sistemit të referimit”, theksoi ministrja Koçiu.

Ministrja nënvizoi se, “shëndetësia shqiptare nuk do të arrinte në pikën ku jemi sot pa transformimin e jashtëzakonshëm që ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve”./ata