Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë është një nga 30 shkollat që pritet të përfundojë brenda këtij viti, me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e transformuara të këtij gjimnazi, i cili do të mirëpresë nxënësit në klasa dhe laboratorë me kushte bashkëkohore.

“Përgjatë vitit 2024, hapim kantiere të reja në shkolla, duke përfshirë terrene sportive dhe palestra, për të modernizuar infrastrukturën shkollore me standarde bashkëkohore”, u shpreh kryeministri.

Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë do të hapë dyert për 420 nxënësit dhe mësuesit e saj me kushte dinjitoze mësimdhënie dhe me hapësira të bollshme./ata