Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Ka qenë vet trajneri i katalanasve që ka njoftuar gjithçka, nga konferenca për shtyp pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit.

“Njoftoj se nga data 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner. Tani kam folur me Dekon dhe Laportën. Situata meriton një ndryshim drejtimi” – Tha Xavi.

Tekniku është në krye të Barcelonës që nga nëntori i vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. 44-vjeçari numëron 122 ndeshje në pankinën e skuadrës spanjolle, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.03 pikë për ndeshje.