Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga ai që e cilësoi koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin qytetarët ta shijojnë në Muzeun Kombëtar, falas deri në fund të muajit.

Në Muzeun Historik Kombëtar u çel pasditen e djeshme ekspozita unikale e koleksionit të jashtëzakonshëm të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80, e që ka shkëmbyer bluzat e tij me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite ishin të pranishëm edhe legjenda e futbollit botëror Arrigo Sacchi, bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti drejtuese e fondacionit “Paolo Rossi”, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, kreu i FSHF-së Armando Duka etj./ata