Për herë të parë këtë sezon në Serie A, Asllani e nisi si titullar, këtë e bëri në një transfertë të vështirë si ajo kundër Fiorentinës, por mesfushori kuqezi kaloi me sukses këtë test duke dhuruar një asist, por mbi të gjitha bëri që të mos ndihej mungesa e Calhanoglus:

“E di që përpara kam një lojtar të fuqishëm si Calha, por trajneri më foli gjatë gjithë javës. Unë dua të rritem në këtë skuadër me këto lojtarë të mëdhenj. Çfarë më thotë Inzaghi në vazhdimësi? Trajneri më le gjithnjë të qetë, edhe këtë herë. Ndaj Fiores ishte një sfidë e vështirë pasi ata luanin me një trekuartist mes meje dhe De Vrij. Jam i lumtur që sollëm në shtëpi këtë rezultat”, u shpreh Asllani duke u ndalur më pas te fakti që nuk pranoi të largohej këtë verë:

“U bënë dy vite që ndodhem këtë, me kampionë si Hakan që më ndihmojnë shumë. Dua të vazhdojë kështu, të gjej hapësirat e mia”, theksoi Asllani.

“Sofascore”, faqja e specializuar për statistikat e vlerësoi Asllanin me notën 7,3, nota e dytë më e lartë pas Lautaro Martinez.