Ushtria izraelite rrahu dhe arrestoi një punonjës palestinez vullnetar të kujdesit shëndetësor në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite ndaluan dhe rrahën Jemal Kindil, një punonjës vullnetar i kujdesit shëndetësor në Shoqatën Palestineze të Ndihmës Mjekësore, në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë më vonë arrestuan punonjësin e kujdesit shëndetësor.

Pamjet e Kindilit duke u rrahur dhe arrestuar nga ushtarët izraelitë janë publikuar në rrjetet sociale.

Forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin në mëngjes.

Ndërkohë, 21-vjeçari Sair Naim Hamu, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë në qytetin El-Yamun në perëndim të Jeninit, vdiq në Qendrën Mjekësore Al-Hadef./aa