Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Türkiye është planifikuar për në shkurt, bëri të ditur të hënën ndihmësi i presidenti rus, Yuri Ushakov.
"Po, vizita është duke u përgatitur", tha Ushakov para gazetarëve në Shën Petersburg duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me vizitën.
Ushakov tha se Ukraina, ku Rusia nisi "operacionin special ushtarak" gati dy vjet më parë, do të jetë një nga temat kyçe të takimit midis Putinit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
Ai tha se Moska është e gatshme të hyjë në negociata me Ukrainën. "Ne u përgjigjemi kërkesave të vendeve të ndryshme për gatishmërinë tonë, themi se kemi qenë të gatshëm që në fillim dhe nuk kemi qenë ne që i kemi ndërprerë këto negociata dhe tani jemi gati, por nuk kemi me kë të flasim, sepse pala ukrainase i ka ndërprerë negociatat me rusët", shtoi Ushakov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov javën e kaluar tha se përgatitjet për vizitën e Putinit në Türkiye janë duke u zhvilluar./aa