Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli së bashku me sekretarin e përgjithshëm të KOKSH, Gerti Shima morën pjesë në Asamblenë Vjetore të Federatës së Ping-Pongut
Presidenti i KOKSH, Ylli konfimoi se Ping Pongu është një sport olimpik dhe falë mbështetjes së KOKSH, janë akorduar 2 bursa olimpike për sportistët Kejdi Kalaja dhe Liridona Rexhaj, njoftoi KOKSH.
Presidenti Ylli i kërkoi drejtuesve të Federatës së Ping Pongut që një prej aktiviteteve të vitit 2024 të zhvillohet në Vlorë, i përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit, për të kontribuar më shumë në masivizimin e sportit në këtë qytet, e njëherësh edhe si mbështetje për zhvillimin e turizimit./ata