“Erzeni” dhe “Egnatia” kanë fituar duelet respektive në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, duke mundur “Vllazninë” dhe “Laçin”.
Në Kurbin, sfida mes bardhezinjve dhe zijeshilëve u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Edilir Tetovës triumfoi ndaj skuadrës së Josës, falë një goli në minutën e 95’ të Albano Aleksit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Sfida ishte e dyluftuar.
Fitore ka arritur edhe “Erzeni” në shtëpi përballë “Vllaznisë” me rezultatin 2-1. Për vendasit golat u shënuan nga Asani në minutën e 63’ dhe Kacbufi në minutën e 89’, 2 minuta pasi barazoi përkohësisht Smajli.
Me këto dy sfida mbyllen takimet e para të turit të parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e kthimit do të luhen të gjitha më 5 mars, ora 14:00
Sfidat e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:
“Kukësi”-“Partizani 0-1
“Teuta”-“Tirana” 0-0
“Erzeni”- “Vllaznia”, 2-1
“Laçi”-“Egnatia” 0-1