Një person i armatosur me një hark u qëllua për vdekje nga oficerë të policisë në Southwark të Londrës, njoftoi policia të martën.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se oficerët pranuan një thirrje në orën 04:55 të mëngjesit, për një person që po përpiqej të hynte me forcë në një pronë banimi.
Sipas raportimit, personi në fjalë, që besohet të jetë rreth të 30-tave, ishte i armatosur me armë, përfshirë një hark dhe po kërcënonte të dëmtonte banorët brenda ndërtesës, shtoi policia.
"Personi kishte hyrë brenda pronës ndërsa policia gjuajti me armë zjarri. Oficerët dhe mjekët nga Shërbimi i Ambulancës në Londër menjëherë ofruan ndihmën e parë, por fatkeqësisht personi vdiq në vendngjarje", thuhet në deklaratë.
Gjatë incidentit, dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. "Unë e kuptoj se komuniteti lokal është shqetësuar për ngjarjet që kanë ndodhur këtë mëngjes", thuhet në deklaratën e kryeshefit të detektivëve Seb Adjei-Addoh.
"Ne do të mbështesim plotësisht hetimin e IOPC (Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë) për rrethanat e plota të asaj që ndodhi", shtoi ai./aa