Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me tërmetet në Türkiye tha se "Në të vërtetë janë fatkeqësia më vdekjeprurëse, më e tmerrshme në territoret e aleancës sonë që nga themelimi i NATO-s", raporton Anadolu.

 

Stoltenberg mbajti një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

 

"Dua gjithashtu t'ju falënderoj për angazhimin tuaj të fortë personal që keni treguar ndaj aleancës tonë", tha Stoltenberg duke falënderuar Çavuşoğlun për pritjen e ngrohtë.

 

Ai deklaroi se ndodhet në Ankara për të dhënë mesazhe solidariteti për Türkiye-n dhe Sirinë pas fatkeqësisë së tërmetit. "Në të vërtetë janë fatkeqësia më vdekjeprurëse, më e tmerrshme në territoret e aleancës sonë që nga themelimi i NATO-s. Në emër të NATO-s, dëshiroj të përcjell ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për popullin turk dhe për familjet dhe të dashurit e personave që humbën jetën në këtë fatkeqësi", tha Stoltenberg.

 

- "NATO është bashkë me Türkiye-n në momentin kur keni nevojë"

 

Stoltenberg tha se uron personat për guximin në kryerjen e aktiviteteve të para të situatës së emergjencës në Türkiye. "Në këtë kuptim NATO ndodhet këtu për të treguar se është në solidaritet me Türkiye-n. Në takimin tonë të Komitetit të Ministrave të kësaj jave mbajtëm një minutë heshtje. NATO është bashkë me Türkiye-n në momentin kur keni nevojë", tha Stoltenberg.

 

Pasi rikujtoi se një ditë pas tërmetit Qendra e Koordinimit Emergjent të NATO-s, u përcolli të gjithë aleatëve të NATO-s kërkesat e Türkiye-s për këtë çështje, Stoltenberg tha se që nga kjo fazë në Türkiye u dërguan mijëra ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit emergjent nga vende të ndryshme.

 

Ai theksoi se në mesin e ekipeve të kërkim-shpëtimit që mbërritën në Türkiye, përfshihen zjarrfikës dhe ekspertë mjekësorë.

 

"Aleatët e NATO-s vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre. Avionët e siguruar nga Holanda, Norvegjia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja punojnë ditë natë për të transportuar ndihmat ndërkombëtare në këtë territor. Sigurisht që ata ndihmojnë edhe në aspektin mjekësor për të plagosurit që duhet të transportohen nga atje në përpjekjet e kërkimit", tha Stoltenberg duke shtuar se:

 

"Shqipëria, Kanadaja, Gjermania vazhdojnë mbështetjen në mënyrë të ndryshme financiare dhe të ndihmës. Sigurisht që qytetarët tanë në të gjitha vendet e NATO-s po organizojnë fushata të donacioneve për të transferuar miliona euro për Türkiye-n. Të gjitha këto janë një simbol i solidaritetit tonë"./AA