Mbi një shekull pasi anija “Titanic” u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut, Instituti Oqeanografik Woods Hole “WHOI” publikoi të mërkurën disa pamje të cilat thuhet se nuk janë publikuar më parë.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë kapur në vitin 1986, kur “WHOI” bëri 11 zhytje gati 3800 metra thellë në sipërfaqen e oqeanit për të eksploruar rrënojat.

Alvin, një zhytës me tre persona, u përdor për të zbritur njerëzit në rrënojat për herë të parë, ndërsa një automjet i drejtuar nga distanca i quajtur Jason Jr. u përdor për të hyrë brenda anijes së fundosur.

 

 

“Si shumë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën në dhe brenda në rrënojat”, tha në një deklaratë të mërkurën James Cameron, i cili drejtoi filmin “Titanic” dhe ka eksploruar vetë oqeanet.