Një sindikatë gjermane ka njoftuar se stafi i sigurisë do të hyjë në grevë në aeroportet më të ngarkuara të vendit të enjten mes një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat.
“Meqë nuk është arritur asnjë marrëveshje në tre raundet e negociatave kolektive për stafin e sigurisë, ‘Ver.di’ ka thirrur një grevë gjithë-ditore në disa aeroporte komerciale të enjten”, tha sindikata.
‘Ver.di’ tha se punonjësit në sigurinë e aviacionit, kontrollin e pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në zonat e shërbimit do të marrin pjesë në grevën njëditore në disa aeroporte, duke përfshirë qendrat më të ngarkuara të vendit në Frankfurt dhe Mynih.
Greva do të zhvillohet edhe në aeroportet e Berlinit, Këlnit, Duseldorfit, Hamburgut dhe Shtutgartit.
Sindikata, e cila përfaqëson një staf rreth 25 mijë personash, po kërkon një rritje të pagës prej 2,80 euro në orë dhe tarifa më të larta për pagën jashtë orarit./aa