Kanadaja, e cila pezulloi përkohësisht ndihmën e saj për agjencinë pas akuzave të Izraelit kundër punonjësve të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se ka nisur 30 milionë dollarë ndihmë për palestinezët në Gaza.
Në deklaratën e bërë nga qeveria thuhet se Kanadaja ka ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e pezullimit të ndihmës së shumë vendeve për Agjencinë pas akuzave të Izraelit. "Kanadaja beson sinqerisht se nevoja e civilëve palestinezë për ndihmë humanitare rritet çdo orë që kalon", thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se ishte e nevojshme ndërhyrja urgjente për shkak të shtrirjes së krizës humanitare në Rripin e Gazës dhe se ndihma jetike duhet të sigurohet për të arritur shpejt te civilët palestinezë. Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës prej 30 milionë dollarësh do të transferohet përmes institucioneve të OKB-së.
Në shpërndarjen e ndihmave do të marrin pjesë Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Fondi i OKB-së për Popullsinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Gjithashtu, një pjesë e ndihmës do t'u shpërndahet atyre në nevojë përmes partnerëve të organizatës joqeveritare kanadeze./aa