Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë është fituesi i mundshëm i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, raporton Reuters.

Parashikimi, bazuar në sondazhet e 3600 personave të kryera javën e kaluar për transmetuesin kombëtar ORF, Puls 24 TV dhe APA, tregoi Partinë e Lirisë (FPO) në vendin e parë me 27% e ndjekur nga Partia Popullore Konservatore (OVP) me 23.5%. dhe Social Demokratët (SPO) me 23.0%.

Ndërkohë sondazhet në Gjermani  kur kutitë e votimit u mbyllën në orën 18:00 me orën lokale, tregojnë se aleanca konservatore CDU/CSU ka dalë një fituese e qartë, me 29.5-30% të votave, duke u dhënë atyre një epërsi vendimtare përpara partive të tjera.

Të Gjelbrit duket se kanë pasur një performancë të mjerueshme, duke u shfaqur me vetëm 12-12.5 për qind të votave, krahasuar me 20.5 për qind në 2019, kur ata kishin rezultatin e dytë më të mirë.

Alternativa e ekstremit të djathtë AfD, sipas sondazhit, ka siguruar 16-16.5%, krahasuar me 11 për qind pesë vjet më parë. Kjo do t’i vendoste ata përpara Social Demokratëve (SPD), të cilët aktualisht vlerësohet të kenë marrë 14%, madje edhe më keq se rezultati i tyre i dobët historik i vitit 2019.

Zgjedhjet evropiane janë testi i parë i votimit për partinë e sapolindur BSW të Sahra Wagenknecht dhe që nga ky fillim i qëndrueshëm kanë arritur të sigurojnë 5,5-6%, duke e vënë atë në një nivel me FDP-në.

Me pak fjalë, të tre partitë në koalicionin e Olaf Scholz në qeverinë federale të Gjermanisë, duket se kanë marrë një sulm nga votuesit./BalkanWeb