Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim janë diskutuar “përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë”.

Po ashtu theksohet se KFOR-i mbështet dialogun për të mirën e të gjitha komuniteteve, transmeton lajmi.net.

“Mirë që takova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe diskutova përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal. KFOR vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në një komunikatë./gazetaere