Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një polak, të cilëve u është sekuestruar rreth 43 kg kokainë, si dhe 37 mijë euro.

 

 

 

Referuar mediave fqinje, në pranga kanë rënë shqiptarët 40 dhe 43 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

 

Aksioni i policisë u përqëndrua në Romë, aty ku shqiptarët dhe polaku zhvillonin aktivitetin kriminal.

 

Droga u gjet e fshehur në disa kuti këpucësh. Tre të arrestuarit janë lënë në paraburgim.