Shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos është rikonstruktuar tërësisht me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Bashkinë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale fotografi të ambienteve të reja të kësaj shkolle që ofron kushtet më të mira për 280 nxënës dhe mësues.
Manastirliu bëri të ditur se këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor, dhe programit të rindërtimit përfundon ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin./ata