Trupat e rreth 100 palestinezëve të paidentifikuar, të cilët u dorëzuan nga forcat izraelite nga Porta Kufitare Kerem Abu Salim në juglindje të Gazës, u varrosën në një varr masiv.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore palestineze, ushtarët izraelitë nga Porta Kufitare Kerem Abu Salim në një automjet me një ftohës të madh dorëzuan trupat e rreth 100 palestinezëve që kishin mbajtur.

Disa prej tyre janë trupat nga varret e shkatërruara nga ushtarët izraelitë gjatë pushtimit të Rripit të Gazës, dhe disa prej tyre u përkasin palestinezëve të vrarë gjatë sulmeve në Gaza. Raportohet se disa prej trupave janë sjellë të tëra, disa në gjysmë dhe disa në pjesë.

Shumë trupa mbërritën pothuajse plotësisht të dekompozuar, ndërsa janë bërë fotografi dhe janë dokumentuar pjesët e dëmtuara.

Raportohet se edhe pse kushtet aktuale nuk janë të përshtatshme, ADN-ja e kufomave do të riekzaminohet pas përfundimit të luftës për të përcaktuar identitetin e tyre.

Trupat e rreth 100 palestinezëve, u vendosën në qese plastike të kaltra dhe u varrosën në një varr masiv në qytetin Rafah.

Bëhet e ditur se ushtria izraelite hapi shumë varre dhe shkatërroi varreza në Gaza. Më në fund, forcat izraelite shkatërruan varrezat përreth spitalit Nasser në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës.

Në rrjetet sociale u pasqyruan imazhet e shumë varreve duke u shkatërruar dhe disa trupa të shpërndarë./aa