Këshilli Drejtues i Fondi Shqiptar të Zhvillimit rikonfirmoi në detyrë kreun e këtij fondi, Dritan Agolli.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryetare e Këshillit, bëri të ditur se gjatë takimit u aprovuan edhe një sërë projektesh.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FSHZH për të konfirmuar në mandatin e ri, drejtuesin e FSHZH, Dritan Agolli dhe për të aprovuar një sërë projektesh e programesh të rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”,bëri të ditur Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale./ata